Islamic Relief Kosova dhe Komuna e Hanit të Elezit nënshkruan dy marrëveshje bashkëfinancimi.
Islamic Relief Kosova dhe Komuna e Hanit të Elezit nënshkruan dy marrëveshje bashkëfinancimi.
Njëra në fushën e bujqësisë, ku 60 fermerë të kësaj komune do të përfitojnë serra, ndërsa marrëveshja tjetër në fushën e shëndetësisë, për çfarë kryetari z. Mehmet Ballazhi u shpreh mjaft i kënaqur.
Projekti i cili mbështetet nga Islamic Relief USA mundëson ofrimin e vizitave dhe shërbimeve shëndetësore shtëpiake për familjet e varfra, gratë lehona, foshnjat e sapolindura, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara dhe ata me sëmundje kronike.