Islamic Relief Kosova dhe Komuna e Gjilanit zgjeruan bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë përmes projektit për ofrimin e shëndetësore shtëpiake pa pagesë për banorët e kësaj komune.

Një nga projektet tona më të mëdha e më të suksesshme, tashmë do të ofrohet edhe në Komunën e Gjilanit, me ç’rast edhe u bë nënshkrimi i kontratave me stafin mjekësor që do t’ju shërbejë banorëve të kësaj ane.

Projekti i cili mbështetet nga Islamic Relief Deutschland mundëson çdo ditë ofrimin e vizitave dhe shërbimeve shëndetësore shtëpiake për familjet e varfra, gratë lehona, foshnjat e sapolindura, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara dhe ata me sëmundje kronike të cilët si shkak i gjendjes së rëndë shëndetësore nuk kanë mundësi që shërbimet mjekësore të shkojnë t’i marrin në Qendrën e Mjekësisë Familjare.

Islamic Relief © 2024 | Të gjitha të drejtat e rezervuara | Islamic Relief Kosova është Organizatë e regjistruar në Ministrinë e Administratës Publike me numër regjistrimi 5300005-3

DHURONI SHPEJT