Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit mes Islamic Relief Kosova dhe Komunës së Drenasit
Drejtori i Islamic Relief Kosova dhe Kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për realizimin e projektit të “Ujë të pijshëm për njerëzit në nevojë”, përkatësisht hapjen e bunareve për banorët e Komunës së Drenasit.
Kryetari Lladrovci e falenderoi drejtorin e Islamic Relief për bashkëpunimin dhe realizimin e projektit për ujë të pijshëm si dhe hapjen e puseve për familjet në nevojë duke shprehur gatishmërinë e bashkëpunimit edhe në projekte tjera.