Mbështetje e qëndrueshme e jetesës për familjet jetime dhe në nevojë përmes fermave së vogla bujqësore dhe me bagëti
Islamic Relief Kosova ne bashkëpunim me komunën e Vushtrrisë ne kuadër te projektit “Mbështetje e qëndrueshme e jetesës për familjet jetime dhe në nevojë përmes fermave së vogla bujqësore dhe me bagëti” ka arriture te mbështesë shume fermerë me lope, dele, pula dhe serra.
Ne baze te këtij projekti janë mbështetur:
- 168 familje kane përfituar 50 pula ( ne përbërje 47 pula dhe 3 gjela për familje) si dhe kotecin për pula
- 63 familje kane përfituar një lope- mështjerrë mbartëse
- 3 familje kane përfituar dele ( 48 dele dhe 2 desh për familje) si dhe stallën për bagëti.
- 17 familje kane përfituar serra
Përmes këtij projekti është përmirësuar kapaciteti i gjenerimit të të ardhurave për familjet e prekura dhe në nevojë.
Ky projekt ka dhënë një ndikim të madh në familjet në shënjestër bazuar në miratimin e një Qasjeje të Qëndrueshme për Jetesën në mënyrë që të sigurojë gjenerimin dhe të ushqyerit afatgjatë të këtyre familjeve.
Përmes shfrytëzimit të një ‘qasje të integruar të jetesës’, ky projekt u siguron familjeve bagëti, infrastrukturën dhe trajnimet e kërkuara, kështu që bazuar në këtë ata do të sigurojnë që të kenë një burim shëndetësor dhe të qëndrueshëm të ushqimit të cilin mund ta hanë dhe ta shesin në tregjet lokale për të rritur të ardhurat e tyre.
Mbeshtetur nga IR CANADA