Duke qenë se kampanja e Ramazanit ishte shumë e suksesshme dhe shkak për këtë sukses ishte padyshim edhe angazhimi e sakrifica e vullnetarëve tanë që nuk kursyen asgjë për të ndihmuar jetimët, nevojtarët e që donacionet tuaja të shkojnë në vendin e duhur, në shenjë falënderimi, ne vendosëm ta bëjmë një event që sadopak t’ua shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë.