mund të sigurojnë pako esenciale higjienike për një familje
mund të sigurojnë ushqim dhe ujë për një familje në karantinë
mund të sigurojnë dezinfektues dhe materiale sterilizuese për t’i mbrojtur komunitetet nga virusi Corona
Shëno shumën

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shpallur shpërthimin e virusit Corona një pandemi globale.

Apeli për Covid-19 ndaj atyre që tashmë janë të ekspozuar e në rrezik të lartë

Sipas OBSH-së, që nga fillimi i pandemisë deri më tash (24 Shkurt 2021) janë mbi 112 milionë raste të konfirmuara të koronavirusit në gjithë botën dhe fatkeqësisht 2.5 milionë njerëz të vdekur.

Në të gjithë globin si në Afrikë, Azi, Evropë dhe më gjerë, të gjitha komunitetet janë në rrezik të lartë të kontraktimit të COVID-19.

Si në çdo krizë, ata të cilët janë më të ndjeshëm e të ekspozuar, janë më të rrezikuar.

Në shumë zona të konflikteve në vende të ndryshme, familjet me refugjatë edhe ashtu kanë ngelur pa strehë, pa ushqim dhe pa barna e kujdes shëndetësor. Ndërsa pandemia globale Covid-19 i ka vështirësuar gjërat edhe më shumë, ngase qasja në ushqim, higjienë është tejet sfiduese në këtë situatë.

Ndihma në shtëpi: Mbështetni ata që kanë nevojë

Si Islamic Relief Kosova, mbi të gjitha, ne jemi të përkushtuar për t’i mbështetur komunitetet e ndryshme në Kosovë, por si një nga organizatat më të mëdha jemi të vendosur që ndihmën tone ta ofrojmë edhe në vende të ndryshme në gjithë botën.

Përgjigja jonë ndaj pandemisë Covid-19 përfshinë:

  • Ndihma për ushqim dhe grante për fëmijët jetimë
  • Pako higjienike të cilat përfshijnë: doreza, maska, letra tualeti, dezinfektues dhe pastrues për duar
  • Fletushka vetëdijesuese se si të ruhemi e të mbetemi të sigurt.

Dhuroni sot në apelin emergjent ndaj Covid-19 dhe ndihmoni të shpëtojmë jetë së bashku.

Islamic Relief © 2024 | Të gjitha të drejtat e rezervuara | Islamic Relief Kosova është Organizatë e regjistruar në Ministrinë e Administratës Publike me numër regjistrimi 5300005-3

DHURONI SHPEJT