Edhe gjatë vitit 2023, Islamic Relief Kosova vazhdoi t’u dalë në ndihmë familjeve me fëmijë jetimë dhe atyre në kushte të vështira jetësore.
Edhe gjatë vitit 2023, Islamic Relief Kosova vazhdoi t’u dalë në ndihmë familjeve me fëmijë jetimë dhe atyre në kushte të vështira jetësore.
Implementuam 25 projekte në 30 komuna të Kosovës.
Duke ofruar 122 373 shërbime të ndryshme në përmirësimin e jetës së 73 487 njerëzve.
U bënë 2040 vizita tek familjet e jetimëve, derisa çdo muaj sponsorizuam 1 800 familje me fëmijë jetimë duke i mbështetur njëkohësisht (32 familje) edhe për nevojat e tyre urgjente, terapi shëndetësore, operime, renovim shtëpish dhe edukim.
Në fushën e edukimit ofruam mësime plotësuese shkollore dhe kurse të ndryshme për 118 nxënës.
Ndërsa 2350 fëmijë jetimë u pajisën me çanta shkollore.
Me rastin e Ditës Botërore të Fëmijëve rreth 150 fëmijë jetimë patën mundësi të argëtohen, të pranojnë dhurata e ta kalojnë një ditë të paharrueshme.
Ndërkohë 21 fëmijë jetimë dhe të rinj nga Prishtina e Gjilani ndoqën trajnime profesionale në fushën e programimit.
Trajnime profesionale pati edhe për nënat kryefamiljare ku 66 gra u aftësuan për punë në fushën e rrobaqepësisë ndërsa 11 prej tyre edhe u punësuan.
Vdekja e kryefamiljarit la në borxhe shumë familje andaj disa familjeve me fëmijë jetimë ua shlyem borxhet në vlerë prej 21 222€.
Gjatë vitit, po ashtu shpërndamë 6,372 pako ushqimore.
Ndërsa në Ramazan dhuruam edhe 12 500 iftare për familjet tona me fëmijë jetimë.
Gjatë ditëve të Bajramit, kurbani juaj solli gëzim në sofrat e 6167 familjeve.
Derisa u shpërndanë edhe 3570 dhurata për fëmijët jetimë.
Gjatë stinës së ftohtë të dimrit shpërndamë:
– veshmbathje për 996 familje
– 50 shporetë për ngrohje
– nga 5m dru për 155 familje
– 70 rrobalarëse
– 70 frigoriferë si dhe
– pagesë të faturave të energjisë elektrike në vlerë prej 250€ për 272 familje.
6 familje jetimësh në kushte tejet të vështira u bënë me banim.
Në kuadër të projekteve për lehtësimin e jetës, gjenerimin e të ardhurave dhe pavarësimin ekonomik të familjeve të varfra u shpërndanë:
– 466 serra
– 790 multikultivatorë
– 70 makina mbjellëse të misrit
– 153 lopë
– 13 800 pula
– 184 akika
E po ashtu hapëm bunare për 115 familje.
Ndërkohë filluam edhe rregullimin e ujësjellësit për 700 shtëpi në fshatin Bresalc të Gjilanit (nga i cili do të përfitojnë rreth 3000 banorë.)
Përmes projekteve të shëndetësisë ofruam rreth 70 000 shërbime mjekësore për familjet e varfra, fëmijët jetimë, nënat lehona, foshnjat e sapolindura, të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara në komunën e Vushtrrisë dhe Obiliqit.
Dhuruam edhe 1 mamografi për Qendrën Kryersore të Mjekësisë Familjare në Gjilan si dhe përuruan Laboratorin e analizave të gjakut në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Zhegër.
Gjatë situatës së jashtëzakonshme të vërshimeve, bashkë me partnerët tanë bëmë ndërtimin dhe renovimin e 55 shtëpive të dëmtuara nga vërshimet (njëkohësisht duke ndihmuar 2510 banorë në komunën e Klinës, Istogut, Skenderajt dhe të Mitrovicës).
Ndihma juaj përmirësoi jetën e dhjetëra mijëra familjeve.
Ata luten çdo ditë për ju!
Ne dërguam në vend amanetin tuaj!