Islamic Relief Kosova ka organizuar ceremoninë e shpërndarjes së granteve, ku përfitues ishin 9 të rinj nga komuna të ndryshme të Kosovës, me shumë totale rreth 50,000€.
Fillimisht 28 të rinj kanë ndjekur trajnimin mbi planin e biznesit, ndërsa pas përfundimit të trajnimit, pjesëmarrësit kanë aplikuar me idetë e tyre prej të cilave 9 kanë arritur të fitojnë nga një grant.
Të pranishëm në ceremoni ishin edhe drejtori i organizatës, Dr. Mohamed Soliman, kryetari i Komunës së Mitrovicës, z. Bedri Hamza dhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, z. Ferit Idrizi, të cilët ishin të ftuar në cilësinë e komunave përfituese të bizneseve të reja. Përmes fjalës së rastit, ata i përgëzuan të rinjtë për angazhimin e treguar dhe iu uruan atyre suksese në fushën e ndërmarrësisë.
Islamic Relief Kosova do të vazhdojë të angazhohet për një shoqëri sa më gjithëpërfshirëse dhe me mundësi të barabarta për të gjithë.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Inkubatori Social dhe Qendra e Kurseve për grupet e margjinalizuara”, me mbështetje nga Islamic Relief Deutschland.