Në mungesë të prindërve, fëmijët jetimë nuk e kanë mbështetjen morale e as financiare për të vazhduar shkollimin. Ndonëse shkollimi në Kosovë është falas, fëmijët jetimë duhet t’i sigurojnë vet të gjitha paisjet shkollore, gjë që është sfidë e madhe për nënat e këtyre fëmijëve, të cilat nuk mund t’u sigurojnë atyre një jetë më të mirë.
Përveç kujdesit të vazhdueshëm për nevojat jetësore ndaj familjeve me fëmijë jetimë të cilat Islamic Relief Kosova i ka në përkujdesje mujore, rëndësi e veçantë i kushtohet edhe shkollimit të këtyre fëmijëve duke jua plotësuar nevojat të cilat i kanë për shkollimin e tyre.
Andaj si çdo vit, Islamic Relief edhe kësaj radhe me ndihmën e donatorëve do të tentojë të sigurojë çanta shkollore me të gjitha paisjet e nevojshme për gjithë këta fëmijë që mos të ndihen ndryshe nga rrethi i tyre shoqëror.
Për t’ua mundësur këtyre jetimëve një mbështetje për nga ana edukative, ju mund të dhuroni 15 euro për të cilat shumë nëna e fëmijë jetimë do t’ju jenë tejet falenderues.
Asnjë shumë nuk është e vogël për të kontribuar e për t’ia lehtësuar dikujt një brengë. Pak mjete nga secili prej nesh, mund ta bëjnë me çantë shkollore një fëmijë jetim apo fëmijët tjerë në kushte të vështira jetësore.
Bëhu pjesë e shkollimit të një jetimi!