Sot në sallën e Kuvendit Komunal të Komunës së Podujevës, u bë nënshkrimi i kontratave ku 49 fermerë të kësaj komune do të përfitojnë serra me sipërfaqe prej 1 ari.

Projekti për zhvillimin e bujqësisë dhe për jetesë të qëndrueshme i cili mbështetet nga Islamic Relief Canada në bashkëfinancim me Komunën e Podujevës ka për qëllim subvencionimin e fermerëve të kësaj komune me serra në mënyrë që të bëhet fuqizimi i tyre përmes ngritjes së prodhimit të ushqimit dhe rritjes së të ardhurave.

Islamic Relief © 2024 | Të gjitha të drejtat e rezervuara | Islamic Relief Kosova është Organizatë e regjistruar në Ministrinë e Administratës Publike me numër regjistrimi 5300005-3

DHURONI SHPEJT