Në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm disa vjeçar me Komunën e Vushtrrisë, janë nënshkruar edhe dy marrëveshje për ta vazhduar edhe më tej përkrahjen e qytetarëve dhe prodhuesve të kësaj komune.
Fillimisht e vazhduam marrëveshjen për fazën e 6-të të projektit të shëndetësisë për vizita dhe shërbime shëndetësore falas për banorët e Komunës së Vushtrrisë përfshirë familjet e varfra, fëmijët jetimë, nënat lehona, foshnjat e sapolindura, të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara.
Ndërsa pastaj e nënshkruam edhe marrëveshjen për projektin e ndërtimit të tregut lokal për prodhuesit vendorë me ç’rast kryetari z. Ferit Idrizi ndau mirënjohje për Drejtorin e Islamic Relief Kosova, Dr. Mohamed Soliman.