Me rastin e gjendjes së jashtëzakonshme të krijuar nga vërshimet, Islamic Relief Kosova bën thirrje për t’u dalë në ndihmë familjeve të prekura nga vërshimet.

Shumë familje janë në gjendje tejet të rëndë si shkak i dëmtimit të shtëpive të tyre nga vërshimet. Ndërsa stafi i Islamic Relief Kosova vazhdimisht ka qenë në terren duke tentuar t’u dalë në ndihmë familjeve të prekura nga vërshimet duke shpërndarë pako ushqimore, veshmbathje, batanije për familjet e prekura nga vërshimet në Mitrovicë, Skenderaj dhe Klinë.

Megjithëse uji është tërhequr, dëmet e shkaktuara nga vërshimet janë të mëdha dhe gjendja në terren vazhdon të mbetet mjaft e rëndë.

Islamic Relief Kosova vazhdon të jetë pranë familjeve në nevojë, por po ashtu ka hapur kampanjën për të gjithë ata që duan të kontribuojnë për t’u dalur në ndihmë familjeve të prekura nga vërshimet.

Gjithashtu edhe partnerët e Islamic Relief nga vende të ndryshme të botës kanë shprehur gatishmërinë për përkrahje duke jua ndërtuar shtëpitë disa familjeve të prekura nga vërshimet, e cila do të bëhet në bashkëpunim me komunave përgjegjëse.

🔹Ndihmo familjet e prekura nga vërshimet❗️
📞 +383 45 906 733
🌐 islamicreliefkosova.org/donation
📌 Xhirollogaria në NLB: 1708200008014285

Islamic Relief © 2024 | Të gjitha të drejtat e rezervuara | Islamic Relief Kosova është Organizatë e regjistruar në Ministrinë e Administratës Publike me numër regjistrimi 5300005-3

DHURONI SHPEJT