Më shumë se 52 000 persona e kanë humbur jetën si shkak i tërmetit të fuqishëm në Turqi dhe Siri ndërsa 1.5 milionë banorë aktualisht janë duke jetuar në tenda në gjendje tejet të vështirë. Një numër i madh njerëzish ende mbeten të bllokuar nën rrënoja, me shpresën për shpëtimin e tyre sa më të shpejtë.
Ekipet e Islamic Relief Worldwide janë vazhdimisht në terren duke u munduar të shpëtojnë sa më shumë njerëz të cilët kanë mbetur nën gërmadha, e njëkohësisht duke shpërndarë pako ushqimore, batanije dhe duke u siguruar strehim familjeve të prekura nga tërmeti në Turqi.
Të gjithë ata që duan të kontribuojnë sadopak, mund ta bëjnë këtë përmes linkut të mëposhtëm 👇
Islamic Relief © 2024 | Të gjitha të drejtat e rezervuara | Islamic Relief Kosova është Organizatë e regjistruar në Ministrinë e Administratës Publike me numër regjistrimi 5300005-3

DHURONI SHPEJT