Në kuadër të projektit “Zhvillimi i qëndrueshëm përmes bujqësisë” për familjet me fëmijë jetimë dhe ato në kushte të vështira, filluam me montimin e serrave në Komunën e Skenderajt. 73 familje do të përfitojnë serra në këtë komunë nga ky projekt i cili mbështetet nga IR USA.
Ndërkohë që për të mbështetur fermerët e kësaj komune, më herët janë shpërndarë edhe lopë dhe pula, derisa ditëve në vazhdim do të vazhdojmë me montimin e serrave të tjera.