Islamic Relief Kosova fillon një tjetër projekt, ku 19 fëmijë jetimë dhe fëmijë të familjeve me të ardhura të ulëta do të mund ta shfrytëzojnë potencialin e tyre për t’u avancuar në karrierë.
Islamic Relief Kosova fillon një tjetër projekt, ku 19 fëmijë jetimë dhe fëmijë të familjeve me të ardhura të ulëta do të mund ta shfrytëzojnë potencialin e tyre për t’u avancuar në karrierë.
Përmes këtij trajnimi këta të rinj do të kenë mundësi të mësojnë programim, duke përfshirë zhvillimin e webfaqeve, aplikacioneve apo lojërave të ndryshme kompjuterike.
Ky projekt mbështetet nga donatorët lokalë dhe jetësohet në bashkëpunim me shkollën Probit Academy. Trajnimi zgjat 12 muaj duke u ndarë në 4 module, ndërsa mbahet fizikisht por edhe online për ata që jetojnë më larg.
Përveç mbështetjes së 1700 familjeve me fëmijë jetimë në baza mujore për nevojat e përditshme jetësore, organizata jonë tenton t’u japë mbështetje të qëndrueshme familjeve me fëmijë jetimë dhe atyre në kushte të vështira, duke i aftësuar profesionalisht përmes trajnimeve të ndryshme, në mënyrë që këto familje të jenë në gjendje ta mbajnë veten financiarisht pa pasur nevojë për ndihmën e të tjerëve.